
Facebook ka njoftuar se nuk do të dërgojë më punëtorë në zyrat ku punohet për fushatat politike gjatë proceseve zgjedhore.
Rrjeti social ka dërguar më herët pjesëtarë të stafit të saj për t’iu ndihmuar fushatat politike që të zhvillonin fushatat e tyre reklamuese në internet.
Drejtori i presidentit amerikan, Donald Trump, për operacionet dixhitale, ka thënë se ndihma e Facebook-ut i ka ndihmuar atij në fitore.
Ndërkohë edhe kundërshtares së Trumpit në zgjedhje, Hillary Clinton, i është ofruar ndihma e njëjtë, mirëpo ajo e ka refuzuar.
Rrjeti social gjendet i dyti në listën e rrjeteve të marketingut online, pas gjigantit Goggle.
Rrjetet sociale, Google dhe Twitter, kanë ofruar ndihmë të specializuar për fushatat politike, mirëpo nuk kanë dhënë informacione si do t’i japin fund kësaj praktike.
Facebook ka thënë se do të ofrojë këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politike përmes sajteve online.
Megjithatë, fushatat do të vazhdojnë të jenë në gjendje të marrin mbështetje online dhe kompania nuk përjashtoi mbajtjen e takimeve me politikanët.
Sipas dokumenteve të brendshme të siguruara nga Bloomberg, fushata e Donald Trump shpenzoi 44 milionë dollarë në reklama në Facebook nga qershori deri në nëntor 2016, krahasuar me 28 milionë dollarë nga fushata e Hillary Clinton.



