Policia e Tepelës ka sekuestruar 123 kg kanabis në 2 aksione të ndara. Së pari, u bllokuan 66 kg hashash, ndërsa një 58-vjecar u vu në pranga. Kurse në aksionin tjetër, një 83-vjeçar nga fshati Gusmar, ku ka origjinën ish-ministri Tahiri, u procedua penalisht në gjendje të lirë, pasi në banesën e tij i’u gjetën 2 thasë kanabisi.



