Një përleshje mes një grupi të rinjsh të shtunën në qendër të Birminghamit u pasua me një të vdekur dhe disa të plagosur. Dhuna që zgjati për orë të tëra u karakterizua nga sulmet me thika. Sipas dëshmitarëve ka të paktën tetë të plagosur, përfshirë një grua në gjendje shumë të rëndë dhe dy burra të plagosur me thikë në qafë. Dy nga të plagosurit, një burrë dhe një grua, janë "në gjendje të rëndë". Policia nuk përmend një motiv, po ka thënë se ka "një hetim urgjent ka filluar dhe se ekziston një "lidhje" midis luftimeve dhe sulmeve të ndryshme që ndodhën në një zonë të frekentuar nga të pasionuarit pas jetës së natës.
Policia nuk është e qartë për shkaqet e përplasjeve, por matrica terroriste duket e përjashtuar. Dhuna filloi rreth mesnatës e gjysmë, ndërsa qendra e qytetit ishte e mbushur me njerëz, në zonën midis Gay Village dhe lagjes kineze. Është zona ku ndodhet Qendra Arcadiane, një zonë restorantesh, bare, kafene, klube dhe hotele. Prania e shumë njerëzve të dehur është bërë shkak për shpërthimin e dhunës, gjatë së cilës u dëgjuan edhe "fyerje raciste".
Ministri i Jashtëm, Dominic Raab, u bëri thirrje njerëzve që jetojnë në zonë të jenë "shumë vigjilentë" por shpjegoi se nuk ka asnjë tregues se ishte një akt terrorist.



