PD mbledh Kuvendin Kombëtar, mungojnë Topalli, Patozi dhe Bregu

PD mbledh Kuvendin Kombëtar, mungojnë Topalli, Patozi dhe Bregu

Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme Kuvendin Kombëtar. 7500 anëtarë të Kuvendit do votojnë projektin për ndryshime statutore. 

Në nisje të Kuvendit ra në sy mungesa e kritikëve të Bashës: Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu. Megjithatë, i pranishëm është Besnik Mustafaj.  

Po ashtu, i pranishëm është edhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha. Gjithashtu, në mbledhje nuk mungojnë as aleatët si Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka si dhe  kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili. 

Axhenda e Kuvendit Kombëtar të PD: 

1.    Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

2.    Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.    Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

4.    Mynyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

5.    Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

6.    Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy