Për nder të Luiza Gegës, e cila vendosi një rekord të ri në kampionatin europian, në ambientet e Kryeministrisë, ka nisur edhe ceremonia për nderimin e kampiones Gega.
Teksa qytetarët e prisnin me durtrokitje e brohoritje, në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar.
Kryetari i KOKSH, Fidel Ylli falënderoi sportisten Luzia Gega dhe trajnerin e saj Taulant Stërmasi.
Ylli tha se kërkojnë që KKOSH e qeveria shqiptare të jenë partnerë.
Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmën e dhënë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga qeveria zoti kryeministër, ne qeverinë e duam partner. Unë kam qenë në Parlament dhe e di se si ndahet buxheti i Shtetit dhe sa është, por i merr errësira, njerëz kot, përse duhet të ndodhë kjo?
U bë shumë mirë që u mbyllën, afër çdo institucioni, çdo shkolle, poshtë pallateve kishte 10 lokale bastesh, por ka ardhur momentin që të bëhet një studim, kaq të pasur jemi që ne këto para t’ia lëmë këto para rrugës? Kaq të mëdhenj jemi ne? duhet bërë një studim zoti kryeministër, kompani bastesh ka Italia. Ne nuk mund të rrime në atë Pallat Sporti zoti kryeministër, duhen bërë lojëra olimpike, ne kemi një hap tonin që duhet të tregojmë dhe të promovojmë që Shqipëria ka bërë reforma. Kemi marrë dy projekte nga Komisioni Evropian.
Punë të madhe ka bërë edhe trajneri Taulant Stërmasi. Sportistët nuk emigrojnë më kanë mbështetjen në vendin e tyre. Shqipëria tani ka një ligj të mirë për sportistët elitar. Nuk kërkojmë lëmoshë, nuk duam të bëjmë grevë, duam që qeverinë ta kemi partner. Ne falenderojmë qeverinë për një mbështetje që u ka dhënë ekipeve sportive në shkolla.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit nga ana tjetër, vlerësimin për Luizën, e ka kaluar edhe në aspektin monetar, pasi ajo do të përfitojë nga shpërblimet e Qeverisë për çdo medalje të fituar.
Ajo tha se sot sportistët vlerësohen me një kuadër ligjor të ngjashëm me atë të Bashkimit Europian ndërsa theksoi se me projektligjin e ri të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, Luiza Gega do të fitojë gradën kolonel.
Ka pasur nga ata që në vend që të gëzohen janë përpjekur ta helmojnë atmosferën me komente. Çfarë ka bërë shteti për Luizën, a ka shtëpi Luiza apo jo. Mbështetja e qeverisë nuk mund të ndryshojë gjithçka në jetën e një sportisti. Sot sportistët trajtohen vlerësohen me respekt dhe dinjitet brenda mundësive dhe kushteve të një shteti si Shqipëri. Kemi një kuadër ligjor të përafruar me atë të BE.
Një buxhet të shtuar disa fish për sportin. Kemi stadiume, parqe olimpike. Kemi bashkëpunim mes qeverisë, bashkisë, komitetit olimpik dhe vetë sportistëve.
Do të kemi për herë të parë edhe grada honorifike për sportistët. Është një hap domethënës që vlerëson punën e sportistëve.
Pas këtij ligji Luiza do të gëzojë gradën kolonel. Luziza përfiton shpërblimin përkatës për çdo medalje dhe çdo rekord. Luiza ka mbështetjen e kombit shqiptar. Kjo është arritja më e madhe për Luizën. Luiza ia doli të ngjitët në majë. Madhështia duhet të keë patjetër thjeshtësi, mirësi dhe vërtetësi. Dhe Luiza i ka të treja.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë e nderimit për kampionen Luiza Gega, teksa kishte ftuar të qëndronte edhe ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, iu drejtua, duke i thënë se këtë herë, është Shqipëria, ajo e cila e ka lënë Gjermaninë në vendin e dytë, referuar atletes gjermane që mori medalje bronzi në Kampionatin Evropian dhe origjinës së Hohmann.
Kjo arritje të lë pa fjalë. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndrojë për të kremtuar një kamoione europiane që mundi një gjermane.
Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë. Para ca kohësh dikush thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë.
Kampionia e atletikës Luiza Gega, në ceremoninë në nderim të saj, u shpreh se ndihet më krenare se kurrë, ndërsa u theksoi se kërkonte t’i tregonte Europës që edhe një vend i vogël mundet të fitojë.
Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, por vendos që mos të dorëzohem km pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e kam dashur këtë vend dhe kam besuar se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë. Ne kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar por kemi ecur shumë përpara. Siç flasim për ligjin e sportit, mbështetjen e bashkisë e KOKSH. Janë këto faktorë që mbështesin sportistët dhe them si nuk jam dhe një herë 20 vjeç ti kisha këto kushte. Nuk është kurrë vonë nëse do të punosh dhe do t’ja dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Munihut. Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë.
Sportistes Luiza Gega iu dorëzua Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.



