
Deputeti demokrat Xhelal Mziu, bashkimin e dy grupimeve dhe ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike e sheh si një lajm të mirë, jo vetëm për bashkimin e grupit parlamentar por edhe për unifikimin politik të partisë.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se një lëvizje e tillë e bën Partinë Demokratike edhe më të madhe, më konkurruese.
Sipas tij, ishte dhe ngelet e shumëpritur nga votuesit shqiptarë dhe e ka dhënë efektin e vetë pozitiv, protesta e 20 shkurtit, e cila kaloi çdo parashikim, ku qytetarët dolën në shesh edhe prej këtij unifikimi politik, edhe pakënaqësisë ndaj qeverisë.
Së pari edhe në komunikimin brenda grupit, ka qenë një qëndrim që të mos ndodhë bashkimi në strukturë në këtë moment, edhe prej përçarjes së mëparshme që kemi pasur dhe ky bashkim duhet të vijë gradualisht.
Ajo që Partia Demokratike ka nevojë është që PD të dalë në terren, të ndodhë bashkimi i terrenit.
Duhet të dilnin në terren, duhet të unifikonim strukturën dhe duhet të shkohej në një Kuvend Kombëtar i cili krahas shumë problemeve apo platformave që mund të jepeshin, mund të ishte dhe votimi i këtij grupimi, apo një votim i bërë nga e para.
Kjo do ishte gjëja më e mirë për të mos krijuar asnjë lloj konflikti mes grupeve, për të mos filluar nga qendra me marrjen e posteve, por për të shkuar në bazë.
Isha kundër një liste të votuar në bllok, ndaj dhe Partia Demokratike është një forcë politike e cila qysh në fillesën e saj votën ka pasur primare.
Kam qenë dhe jam kundër çdo posti politik që nuk vjen si produkt i votës.
Qëndrimi im ka qenë nëse ne nuk ndërmarrin daljen në terren dhe pastaj për të shkuar te përfaqësimi, duhet minimalisht pjesa e këtij grupimi, duhej që të futej në garë, dhe të ishin votat e Këshillit Kombëtar më tej që përzgjedh anëtarët e kryesisë.
Në këtë kontekst nuk u maksimalizua ai produkt që pritej dhe i ka lënë shteg edhe zërave kundër.
Këshillit Kombëtar i është dhënë e drejta për të rritur poste, por jo për të cenuar atë që është thelbi.
Sepse zgjedhja me emërim në asnjë lloj strukture politike nuk jep produkt, duhet të kishte një votë që përcakton se kush duhet të jetë i kuotuar në kryesi apo në poste të tjera.
Të gjitha fashat duhet të jenë brenda Partisë Demokratike dhe ti shtrihet dora të gjithëve, pasi PD nuk e ka luksin që të humbë askënd.



