Video/ Qytetarët vlonjat zgjedhin bregdetin për të kaluar fundjavën

Video/ Qytetarët vlonjat zgjedhin bregdetin për të kaluar fundjavën

Ka mjaftuar rritja vetëm me një gradë e temperaturave këtë fundjavë dhe bregdeti i Vlorës është populluar nga qytetarë të shumtë.

Këtë fundjavë përgjatë plazhit të vjetër të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë preferuar shëtitjet në këtë bregdet si një terapi për një shëndet të plotë.

Çifte të reja me të vegjlit e tyre, por dhe mosha që pëlqejnë të përshkojnë me këmbë bregdetin për të patur një fizik të qëndrueshëm e të fortë, janë frekuentues sot të bregdetit.

Këta të fundit e kanë dhe një ftesë për të rinjtë të cilët sipas tyre duhet të braktisin kafenetë e ti drejtohen rrezeve të diellit.

Kështu shëtitjet e vlonjatëve por dhe të ardhurve nga qytetet e tjera, nuk orientohen vetëm drejt Lungomares, por dhe rërës së plazhit për të marrë jo vetëm vitaminën D, por dhe shijuar ecje sportive në bregdet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy