Lideri palestinez drejt largimit nga posti

Lideri palestinez drejt largimit nga posti

Shtohen zërat për largimin e Abu Mazen nga lidershipi i Palestinës. Lajmin e kanë bërë të ditu burime të ndryshme , sipas të cilave ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të presidentit 83-vjeçar palestinez.

E përditshmja libaneze Al-Akhbar, e cila citon burime në Ramallah, shkruan se Abu Mazen mund të dorëhiqet për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Zërat janë përforcuar nga vetë Mazen në Këshillin Revolucionar të Fatahut, ku pasi akuzoi politikën amerikane, tha se “ky mund të jetë takimi ynë i fundit” dhe se “nuk dua të dal nga skena siç dalin tradhtarët”.

Mohamed Shtayeh, këshilltari i tij më i besuar,  tha dje se Mazen do të thërrasë në maj Këshillin Kombëtar Palestinez, i cili nuk mblidhet që prej vitit 1996. “Kjo bëhet për të injektuar “gjak të ri” në lidershpin palestinez”, ishte komenti që shoqëroi njoftimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy