Kishte shkuar për intervistë pune, tekniku i kompjuterave përfundon në transmetim live në BBC

Kishte shkuar për intervistë pune, tekniku i kompjuterave përfundon në transmetim live në BBC

Sot bëhen 15 vite nga intervista e sikletshme e Guy Goma në “BBC News”. Tekniku i kompjuterëve kishte shkuar në zyrat e BBC-së për një intervistë pune, kur papritur e pa veten në një intervistë të drejtpërdrejtë në televizion pasi u ngatërrua me ekspertin e teknologjisë Hui Kewney.

Goma e menaxhoi me sukses situatën pasi kuptoi se ndodhej aty për të folur për çështjen gjyqësore të “Apple Computer”. Fytyrën e tij kur kuptoi se ndodhej në televizion, nuk do ta harrojë askush.

Por si ndodhi e gjithë ngatërresa? Goma ishte duke pritur në zonën e pritjes në Qendrën Televizive të BBC-së për tu intervistuar për një vend pune kur në të njëjtën kohë ndodhej dhe Guy Kewney, një ekspert i teknologjisë i cili ndodhej në një zonë tjetër të pritjes për intervistën mbi çështjen gjyqësore të Apple.

Një person u dërgua për të marrë Kewney dhe kur shkoi në recepsion të pyeste se ku ndodhej eksperti i teknologjisë, i treguan për Guy Goma. Ndërsa e kishte pyetur recepsionin nëse ishte personi i duhur, pasi kishte parë më parë një foto të Kewney, ata i konfirmuan se po ai ishte personi për intervistën.

Ndërkohë që ishte vetëm 5 minuta larg fillimit të intervistës, personi shkoi drejt Goma-s dhe e pyeti nëse ai ishte Guy. Duke dëgjuar emrin e tij, Guy Goma pohoi dhe ndoqi nga pas personin i cili e coi te grimi dhe më pas në studion televizive ku u ul para kamerave dhe iu lidh një mikrofon.

Megjithëse Goma mendoi se ishte një situatë e çuditshme, ai sërish mendoi se ishte pjesë e intervistës së punës. Goma e kuptoi të gjithë situatën, kur intervistuesi prezantoi emrin e tij si eksperti i teknologjisë Guy Kewney.

I tronditur dhe i vetëdijshëm se ndodhej në një intervistë të drejtpërdrejtë, Goma u përpoq ti përgjigjej pyetjeve, ndërsa Kewney i cili ndodhej në zonën e pritjes u trondit kur pa Gomën në vendin e  tij.

Sipas legjendës, Goma dha intervistën e tij të punës 20 minuta pas intervistës në “BBC News”, por fatkeqësisht nuk u punësua. Pas disa kohësh Goma dhe Kewney u takuan së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy