Turqia tërhiqet nga ligji që mbronte gratë nga dhuna!

Turqia tërhiqet nga ligji që mbronte gratë nga dhuna!

Qeveria e Turqisë ka njoftuar se do të tërhiqet nga Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, një marrëveshje ndërkombëtare e promovuar nga Këshilli i Evropës në 2011, që hyri në fuqi në vitin 2014 për të parandaluar dhe luftuar dhunën kundër grave, përdhunimet martesore dhe gjymtimet gjenitale të grave. Marrëveshja është e njohur si Konventa e Stambollit, sepse ajo u ratifikua në qytetin turk dhe Turqia ishte vendi i parë që e nënshkroi atë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i njëjti që nënshkroi Konventën në 2011-n, e bëri zyrtarisht tërheqjen me një dekret presidencial dhe sipas disa analistëve vendimi u diktua nga dëshira për të falenderuar bazën më konservatore të elektoratit të tij.

Në vitet pas ratifikimit të saj, Erdogan shpesh kishte përmendur Konventën si provë të progresit të Turqisë në fushën e barazisë gjinore. Në vitet më të fundit, ndërsa stili i qeverisjes së Erdogan u bë gjithnjë e më autoritar, gjërat kanë ndryshuar: presidenti ka filluar të dëgjojë grupet islamike më konservatore, të cilat gjithashtu përfshijnë shumë anëtarë të shquar të AKP-së, partisë së tij, sipas së cilës Konventa e Stambollit është në kundërshtim me normat e Islamit dhe inkurajon divorcin dhe homoseksualitetin.

Nënkryetari turk, Fiat Oktay, duke komentuar vendimin për t'u tërhequr nga Konventa shkroi në Tëitter se zgjidhja “lartësimi i dinjitetit të grave turke qëndron në traditat dhe zakonet tona", jo në imitimin e shembujve të jashtëm. Sipas një shoqate që monitoron rastet e dhunës ndaj grave, cituar nga ‘Financial Times’, vitin e kaluar në Turqi ka pasur të paktën 300 vrasje të grave, dhe 171 gra janë vrarë në rrethana të dyshimta. Për më tepër, vetëm në 65 ditët e para të 2021-shit, u regjistruan 65 vrasje të grave në Turqi.

Burimi: Il Post

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy