Fundo: Zyrtarëve të arrestuar për “Dosjen 5D” do t'u shtohet dhe akuza e inceneratorëve

Fundo: Zyrtarëve të arrestuar për “Dosjen 5D” do t'u shtohet dhe akuza e inceneratorëve

Gazetari Elvi Fundo përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se zyrtarëve të përfshirë në “Dosjen 5D” do tu shtohet edhe dosja e inceneratorëve, pasi po të njëjtët persona kanë firmosur për këtë tender.

Gjithashtu Fundo tha se Veliaj ka qenë në dijeni për “bandën 5D”, pasi kjo gjë vërehet në qarkullimin që u ka bërë drejtorëve.

“Veliaj prej gati një viti është në dijeni të bandës 5D. Zhvillohen zgjedhet dhe në shtator të vitit të shkuar heq Redi Mollën dhe vendos Qaton pra i qarkullon këta drejtorë. Ajo vajza që ka çuar kodin e tenderit, është më i rëndësishëm dhe ajo nuk i jep kodet me mendjen e saj, e kanë urdhëruar. Këta janë një grup i strukturuar kriminal dhe janë të njëjtët njerëz të përfshirë në inceneratorë. Për këtë grup do shtohen dhe dosje të tjera sepse janë të përfshirë dhe në inceneratorë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy