
Një 25-vjeçar nga Lezha u gjet pa shenja jete pasditen e djeshme në një makinë me një plumb në kokë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë gazetari Sokol Bregu në ‘MCN Live’ u shpreh se beson se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e vetëvrasjes, sepse sipas tij nëse do ishte vrasje nuk mund të ndodhte një krim i tillë kaq perfekt.
Ai tha se një gjendja depresive mund të jetë një nga shkaqet kryesore që mund ta kenë shtyrë këtë të ri për të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Mendoj se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, s’ka asnjë mundësi që nëse do ishte vrasje autori të zhdukej duke qenë se kemi të bëjmë me një zonë ku janë gjetur kamera, por shkenca e thotë fjalën e fundit dhe mjeku ligjor do përcaktojë qartazi nëse ka pasur në ndonjë moment person tjetër, por në të gjitha gjasat kemi të bëjmë me një vetëvrasje.
Besoj se është vetëvrasje sepse s’ka asnjë mundësi të jetë vrasje, po të ishte e tillë do të ishte më e jashtëzakonshmja sepse s’mund të jetë një krim kaq perfekt.
Fakti tjetër është se mirë kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por të gjesh një armë kaq thjeshtë duke mos qenë asnjëherë person problematikë është paksa e çuditshme. Por këto janë fatkeqësitë e Shqipërisë.
Gjendja depresive në të cilën jetojmë mund të jetë një nga shkaqet, pra shkaqet sociale, ekonomike, janë shumë arsye për të humbur në një moment kontrollet e vetes dhe për të ndërmarrë një akt të tillë.
Afërsisht janë 250 të varrë në një vit sipas statistikave dhe kjo është shumë e rëndë. Ne jemi pavarësisht se kërkojmë shkëputjen nga familja burri është ai që përpiqet për të gjetur dhe sjellë të ardhurat për familjen.



