Ish-Presidenti francez Sarkozy dënohet në Apel me 3 vjet burg

Ish-Presidenti francez Sarkozy dënohet në Apel me 3 vjet burg

Ish-Presidenti i Republikës Franceze, Nicolas Sarkozy, është dënuar në Apel me 2 vjet burg, në kuadër të procesit gjyqësor për skandalin e përgjimeve, por ai nuk do të hyjë në qeli, pasi gjykata ka përcaktuar në vendim se ai mund të vuajë dënimin në arrest shtëpie dhe me byzylyk elektronik.

Sarkozy, 68 vjeç, i akuzuar dhe dënuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, e ka deklaruar gjithmonë veten të pafajshëm, pasi është tërhequr nga jeta politike që nga viti 2016, por ende me shumë ndikim në mesin e konservatorëve francezë.

Ai e dëgjoi vendimin në bankën e të akuzuarve të gjykatës së Parisit, me tension, ndërsa deklaroi se vendimi se do të ankohet në Gjykatën e Kasacionit.

Asnjë President i Republikës Franceze nuk kishte marrë një dënim kaq të rëndë.

Të njëjtat dënime si ish-Presidenti u dhanë për avokatin e tij prej shumë vitesh, Thierry Herzog, dhe për ish-magjistratin e lartë Gilbert Azibert.

Për Sarkozyn, gjykata ka shpallur edhe përjashtimin nga e drejta civile për 3 vjet, me pamundësi për të kandiduar për poste politike.

Edhe për avokatin Herzog, u vendos ndalim ushtrimi i profesionit për 3 vjet. Sarkozy u shpall fajtor se kishte marrë përsipër në vitin 2014, nëpërmjet avokatit Herzog, të mbështeste kandidaturën e Gilbert Azibert për një zyrë prestigjioze në Principatën e Monakos (të cilën gjyqtari nuk e mori kurrë) në këmbim të ndërhyrjeve dhe komunikimeve konfidenciale në lidhje me një çështje në atë kohë nën shqyrtimi nga Kasacioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy