Parisienët e mundin Monacon në finalen e Super Kupës, vjen trofeu i parë për Buffon (VIDEO)

Parisienët e mundin Monacon në finalen e Super Kupës, vjen trofeu i parë për Buffon (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka mposhtur Monacon me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës e Francës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të parisienëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola në këta 45 minuta.

Fillimisht ishte Angel Di Maria, i cili në minutën e 33-të shënoi për 1-0, ndërsa Christopher Nkunku në minutën e 41 dyfishoi rezultatin dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim e pjesës së parë me dy gola.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të kampionëve francez, të cilët vazhduan dominimin dhe shënuan po ashtu edhe dy gola tjerë.

Zhvillohej minuta e 67-të e ndeshjes kur Timothy Weah shënoi për 3-0, ndërsa në minutat shtesë ishte përsëri Di Maria, i cili shënoi për 4-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Kjo fitore tregon edhe një herë qartë se PSG është skuadra që duhet të mposhtet në këtë sezon dhe favoritët absolut për të fituar të gjithë trofetë në Francë.

Ndryshe, ky është trofeu i parë me parisienët për portierin legjendar italian, Gianluigi Buffon dhe trajnerin e ri të skuadrës Thomas Tuchel, të cilët kanë ardhur këtë verë të PSG.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy