
Mungesa e antenave nga operatorët në Shqipëri është shkaku kryesor i ndërhyrjes së valëve të telefonisë celulare nga operatorët grekë. Ky fakt është pranuar zyrtarisht nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili thotë se valët nuk mund të pengohem, teksa paralajmërohen masa për operatorët shqiptarë.



