Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot takime me fermerët në zonën Ana e Malit në Shkodër, ku u shfaq në krah të kandidatit Bardh Spahia dhe kryebashkiakes në largim Voltana Ademi.
Duke folur mbi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit Berisha theksoi se për nga rëndësia, jemi në një fushatë elektorale më shumë kombëtare se sa lokale.
Jemi në një fushatë elektorale më shumë kombëtare se sa lokale, për nga rëndësia e saj. Sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime. Njëri është që të jemi opozitë e vërtetë. Njeriu fals, opozita false, jo vetëm nuk vlen, por dëmton. Në botën e qytetëruar që kur ka lindur demokracia është përcaktuar që vendi ka qeveri, por edhe opozitë që e kundërshton. Ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin dhe drogën. Në qoftë se fermerët shqiptarë në këto 30 vite kanë qenë të braktisur ka qenë kjo periudhë”, tha Berisha.



