
Fermerët e Maliqit hedhur prodhimet e qepës në kanal sepse kanë hasur me mungesë tregu dhe kërkesa për blerjen e qepës por me çmim nën kosto.
Drejtori i Bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari, thotë për “MCN live”, se kjo vjen si pasojë e mbiprodhimit të mbjellura të kësaj kulture, që çon në çekuilibrim të tregut vendas.
Këtë vit në kulturën e qepës janë mbjellë 150 hektar më shumë se viti i kaluar, që përkthehet rreth 4-5 mijë ton më shumë prodhim sese ai i vitit të kaluar.
Kjo do të thotë se prodhimi në sasi më të mëdha se i viti të kaluar ka sjelle dhe çekuilibrimin në tregun vendas,.
Drejtori i Bujqësisë në bashkinë e Maliqit thotë se për të evituar këto vështirësi në mbi prodhim duhet menduar seriozisht për formalizimin e fermave bujqësore, në mënyrë që prodhimi të shitet aty.
Duhet të theksojnë se sasi të tepërta prodhimi kemi në qepë, patate, mollë kështu që mendoj se duhet të ketë një qëndrueshmëri në drejtim te tregtimit të këtyre prodhimeve që është formalizmi i fermave bujqësore, që do të thotë të mos t’ia lemë rastësisë shitjes së prodhimeve të ndryshme.
Eksperienca e fermerëve të mëdhenj që mbjellin më shumë sipërfaqe, tregon se janë më të suksesshëm edhe në prodhim dhe shitje sepse nuk ka më tregti që behet me kioska të vogla ose transportohet me furgonë të vegjël, por tregtarë që vijnë marrin sasi të mëdha prodhimi dhe tregtarët kanë treguar shitje të qëndrueshme.



