
Problemet e arsimit besohet të jenë nga më të ndryshmet në vend.
Së fundmi një vendim i Këshillit të Ministrave specifikon faktin që fëmijët nga familjet në nevojë të theksuar ekonomike, mund të përfitojnë bursë studimi, vetëm nëse e kanë braktisur shkollën.
Robert Gajda, komisionar për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN tv, shpjegoj arsyet se pse Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ankimuar VKM-në.
Sipas tij, vendimi jo vetëm që diskriminon por mund të shihet si masë nxitëse për fëmijët që të braktisin shkollën.
Flasim për një vendim për dhënien e bursave për arsimin 9 vjeçar, që thotë që vetëm nëse më parë të kenë braktisur shkollë, që në fakt duket nonsens, u jepet bursë. Është gjë emirë që bursat u jepen fëmijëve në nevojë, të braktisur, etj, por gjëja që është evidentuar se vetë kjo kategori përjashtohet, vetëm nëse rezulton që këta fëmijë kanë braktisur shkollën ok të jetë masë parandaluese, por kjo mund të kthehet si masë nxitëse që ata të braktisin shkollën, që edhe të punojnë edhe të marrin bursë.
Shqetësimi tjetër është fakti se pa çka se institucioni mori një vendim, gjëja që rezultoi se edhe me ndryshimet që ndodhen në VKM, dispozita ngeli e njëjtë. Pra një fëmijë duhet të dëshmoi që nuk e ka ndjekur arsimin bazë, dhe vetëm kështu mund të marrë bursë, duhet të dëshmoi që e kanë braktisur shkollën.
Ne do të shikojmë aplikimet që nëse vërtete këto familjet do të aplikojnë dhe nëse atyre do tu jepen bursa për familjet jo në nevojë , do të jemi në kontakt edhe me shoqërinë civile për të reaguar.



