Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë në pyetje, dy efektivët e komisariatit numër 3, të cilët ndihmuan Mustafa Shaljanin të merrte formularin e besueshmërisë, si dokument i nevojshëm për t’u punësuar në AMP. Burime të besueshme thanë për MCN, se specialisti i krimeve Bruno Cara dhe ndihmës specialist në komunitet Arshim Zajmi, nuk u konsultuan me sistemin kur lëshuan vërtetimin e besueshmërisë.



