Keqinformimi dhe abuzimi, “gracka” ku bien mediat online

Keqinformimi dhe abuzimi, “gracka” ku bien mediat online

Nga Jonida Hitoveizi

Letra e infermieres Beti, e botuar një vit më parë, më dy janar në gazetën TemA është ndoshta rasti më ilustrues i grackës ku bien mediat online, të cilat pa hezitimin më të vogël marrin çdo material dhe e shpërndajnë si të vërtetë dhe mbi të gjitha si të tyren.

 

Aq popullore sa u bë Beti, infermiera e shpikur e gazetës TemA, nëse PD ato ditë nuk do të ishte pushim për Vitin e Ri, nuk do të ishte çudi që të shihnim në foltore ndonjë deputet të saj duke mbrojtur Betin anonime dhe duke sulmuar qeverinë.

Ky nuk është rasti i vetëm, por ishte ndër rastet më popullore, sesi një shkrim i botuar në një portal online shumë të lexuar, bëhet lajm i parë edhe i webeve më strikte e serioze, duke u botuar apriori si i vërtetë, pa konfirmuar asgjë.

 

Lutfi Dervishi, professor i gazetarisë thotë se kjo nuk ndodh pa shkak. Sipas tij media online, sidomos në Shqipëri vuan nga mungesa e profesionistëve dhe mungesa e gazetarëve. Ka më shumë portale sesa ka punonjës të tyre, shprhet ai në një prononcim për TemA Tv.

 

Lajmi i rremë, apo gjysmë i vërtetë, fotomontazhet mund të qarkullojnë fare lehtë si lajme shpërthyese, apo ekskluzive apo me tituj të tjerë që e bëjnë gjithë situatën shpesh kaotike. Siç profesor Dervishi  në fund të bisedës tonë thotë se do të vijë dita që lexuesi t’i braktisë këto media, ndoshta është koha që vet këto portale të fillojnë të braktisin botimin e lajmeve te pakonfirmuara, lajmeve copy paste, lajmeve nga burime apo faqe të dyshimta, duke i kursyer publikut dizinformimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy