
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka deklaruar se Beogradi nuk do t’i bashkohet histerisë së Perëndimit sa i takon vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
“Serbia nuk do të bëhet kurrë pjesë e histerisë anti-ruse, në të cilën grabitet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”, ka thënë Vulin, raporton AP.
Media e njohur sjell në vëmendje faktin që Serbia mbetet një ndër aleatët e ngushtë të Rusisë, ndonëse ka dënuar pushtimin e Ukrainës.



