Përgjimet/ “Mallkim, ku ta gjej një avokat të mirë?”, Habilaj tregon momentin e vështirë

Përgjimet/ “Mallkim, ku ta gjej një avokat të mirë?”, Habilaj tregon momentin e vështirë

Moisi Habilaj, kreu i bandës së trafikut ndërkombetar të drogës, në akuzë nga policia italiane, është kapur në dosjen e përgjimit të prokurorisë italiane në rrëfime dhe biseda të ndryshme me anëtarët e bandës së tij të trafikut. Në këtë përgjim, ai tregon një episod të vështirë, kur Sebaudin Celaj e kishin kapur.

Moisi Habilaj: Si kam shpëtuar, uah si kam shpëtuar, ata kishin parkuar furgonin këtu dhe një BMË kaloi pas tyre, unë xhirova në moment për të ikur, por nuk kisha parë që ata kishin ndaluar Sabin, i kisha rënë ziles, për ti thënë që ik, por më pas kur pashë ata me pistoletë në kokë, ta shihje, Sabi me një palë pantallona të shqyera, me një bluzë të pistë, ehi, po ku shkon kështu i thashë, mallkim.

Më tej dëgjohet në përgjime të qarta që Moisi Habilaj vazhdon me sharje dhe mallkime ndaj atyre që i bënë punët në këtë pikë dhe mallkon personat që sollën këtë situatë, duke uruar vdekje për fëmijët e tyre.

Moisi: Ai djali i vogël ashtu si ramë dakord atë ditë që duhet të vinte këtu me motor përballë,…(pauzë) hodha poshtë telefonin, po si kam shpëtuar

Moisi: Ermal, nuk e beson se e ndjeja, mallkim, që kur po shkonin atje u bllokuan telefonat, thirrjet. Vinin SMS me vonesë, ehi, asnjë nuk ma heq nga koka, telefoni ishte pa para dhe dërgova SMS, nuk e beson dot, dërgova 4 SMS, i shkruajta edhe Sabit, hiqe baterinë se vonohet mesazhet, hiqe baterinë.

Moisi: Erdhi njëri po bënte një xhiro atje ku isha unë, e pashë debilin që larg. Sido që të venë punët thuaji që hyra për të marrë diçka, foli njëherë shqip, nëse përgjigjet.

Por mos u shqetëso, sepse ne nuk kemi asgjë, por mallkim kjo nuk duhet të ndodhte. Ku mund të gjej një avokat të mirë në Katania?

pergjim2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy