SHBA: Duke furnizuar me armë Moskën, Irani po kontribuon në krimet e luftës në Ukrainë

SHBA: Duke furnizuar me armë Moskën, Irani po kontribuon në krimet e luftës në Ukrainë

Irani mund të jetë duke kontribuar në krimet e luftës në Ukrainë duke furnizuar me drone Moskën.

Kështu i tha gazetarëve në Meksikë këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan. 

Armët e tyre, të cilat përdoren për të vrarë në Ukrainë dhe për t'i kthyer qytetet të ftohta dhe të errëta, sipas mendimit tonë, e vendosin Iranin në një pozicion që potencialisht kontribuon në një rritje të krimeve të luftës.

Ndërkohë Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Bashkimi Evropian (BE) zotohen të forcojnë bashkëpunimin e tyre pasi lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë kërcënon sigurinë në Evropë.

Kjo lexohet në një deklaratë të përbashkët të cituar nga AFP.

Ne e njohim vlerën e një mbrojtjeje evropiane më të fortë dhe më të aftë, e cila kontribuon pozitivisht në sigurinë globale dhe transatlantike dhe që është plotësuese dhe ndërvepruese me NATO-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy