
Sipas një studimi të ri, shpendët e mëdhenj jetëgjatë (si shqiponjat etj.) dhe gjitarët (si hipopotami, gorilla etj.) do të pakësohen gjatë shekullit të ardhshëm, ndërkohë që kafshët e vogla që ushqehen me insekte, prodhohen shpejt e ngordhin herët, do të jenë mbizotëruese në Tokë.
Ndryshimet klimatike, shpyllëzimi, gjuajtja dhe rritja e urbanizimit dhe e agrokulturës janë disa nga shkaqet e kësaj dukurie, thonë shkencëtarët.
"Gjer tani, kërcënimi më i madh për shpendët dhe kafshët është njeriu – habitate të tëra janë shkatërruar nga ndikimi ynë në planet”, thotë Rob Cooke, hulumtues anglez dhe udhëheqës i studimit të publikuar në revistën “Nature Communications”.



