Brazil, përgjysmohet shpyllëzimi i Amazonës krahasuar me vitin 2022

Brazil, përgjysmohet shpyllëzimi i Amazonës krahasuar me vitin 2022

Shpyllëzimi në Amazonën Braziliane u përgjysmua vitin e kaluar.

Kjo tregohet nga të dhënat zyrtare të publikuara të premten duke u cilësuar një sukses për Presidentin e vendit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili kishte premtuar se do të luftonte me vendosmëri kundër fenomenit.

Megjithatë, në savanën Cerrado, në jug të pyllit të Amazonës, prirja duket se është përmbysur, pasi shkatërrimi ka arritur një rekord vjetor, me një rritje prej 43 për qind krahasuar me vitin 2022, sipas programit të monitorimit të shpyllëzimit të qeverisë.

Në total, 5152 kilometra katrorë pyje u shkatërruan në Amazonën braziliane gjatë vitit 2023, një rënie prej 50 për qind nga viti 2022.

Pylli më i madh tropikal në botë luan një rol jetësor në luftën kundër ngrohjes globale duke thithur emetimet e karbonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy