Arbitrja shqiptare në finalet e Evropianit/ Kume: Ishte përvoja më e bukur e karrierës, si nisi rrugëtimi im nga Elbasani (VIDEO)

Arbitrja shqiptare në finalet e Evropianit/ Kume: Ishte përvoja më e bukur e karrierës, si nisi rrugëtimi im nga Elbasani (VIDEO)

Historinë e arbitrimit në futboll po e shkruajnë edhe vajzat, ku Erinda Kume është arbitrja shqiptare që u përzgjodh në një finale Europiani. Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV ajo e konsideroi këtë moment, si më të bukurin e karrierës.

Kume rrëfeu si e ka nisur rrugën e arbitrimit, ku 12 vite më parë ishte e para femër që u bë pjesë e këtij profesioni. Ndonëse e konsideron arbitrimin një profesion jo të lehtë, ajo u bën thirrje vajzave të jenë pjesë e arbitrimit dhe sportit në tërësi.

Ishte një nga eksperiencat më të bukura të karrierës sime, isha unë që do përfaqësoja veten dhe Shqipërinë në një kompeticion të tillë si finalet e Europa League. Kam arbitruar tre ndeshje ku jam përfaqësuar shumë mire. Ndeshja startoi me testim fizik, pastaj kaluam te pjesa e arbitrimin. Ishte një përgatitje e madhe fizike, edhe për parandalimin e dëmtimeve. Kam filluar arbitrimin para 12 viteve, në kolegjiumin e Elbasanit. Kam qenë e para femër. Kam qenë e apasionuar pas futbollit. Djali i hallës, futbollist, më ka mbajtur pas vetes edhe nga futbolli kam startuar arbitrimin. Në profesion jam infermiere. Nuk është e lehtë (arbitrimi) siç do profesion që të merr kohën e vet. Fillimet e mia në arbitrim kanë qenë të vështira. Falë suportit të kolegjiumit të Elbasanit dhe Tiranës bëmë këto arritje. Në këtë profesion janë të angazhuara 30 vajza, ndërsa me stemën e FIFA-s janë 2 kryesore dhe 4 asistente. Arbitrimi s’është profesion i lehtë, ka nevojë për suport por edhe mbështetje financiare, profesionale. I ftoj të gjitha vajzat të afrohen në arbitrim por edhe çdo sport. Sporti është shumë i bukur, jo vetëm që mban trupin në formë, por mund të bëhesh arbitre ndërkombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy