
Kryeministria ka reaguar përmes drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga, lidhur me një shkrim të publikuar në britaniken “The Sun”, sipas të cilës emigrantët që janë në fazën e shqyrtimit të kërkesave për azil në Britani do të qëndrojnë në Shqipëri deri në përfundim të procedurave.
Fuga e hedh poshtë si të pavërtetë këtë lajm, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Lajmi se Shqipëria do të ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan Endri Fuga.



