Meka: Bankat në Shqipëri janë më tepër të interesuara të japin hua në euro sesa në lekë

Meka: Bankat në Shqipëri janë më tepër të interesuara të japin hua në euro sesa në lekë

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në studion e MCN Economy se bankat në Shqipëri janë më tepër të interesuara të japin hua në euro sesa në lekë sepse kanë kosto më të ulët. 

Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e portofolit të kredisë në Shqipëri që bankat  japin kundrejt klientëve është në monedhën euro, është gjysmë për gjysmën, mbetet euroizim i lartë i portofolit të kredisë. 

Për vetë faktin që një pjesë jo e vogël e portofolit të kredisë është në monedhë të huaj është e pashmangshme çdo ndryshim sado i vogël, që përjetohet në normat bazë të interesit në mënyrë automatike do të aplikohet edhe në tregun e huasë në Shqipëri. Jo vetëm bankat, por edhe klientët e ndjekin.

Kostoja për fondet në euro për bankat shqiptare është relativisht më e lirë se kostoja e fondeve në lekë për arsye objektive

Bankat në Shqipëri janë më tepër të interesuara të japin hua në euro sesa në lekë. Atë që banka e ka në euro e ka në euro. Ato asete që janë në euro mbeten në euro.

Një zhvlerësim relativisht i fortë dhe i shpejtë i euros bëri që klientët të konsideronin konvertimin të kredisë, kësteve se u binte teknikisht më mirë në lekë. Në rast të një zhvlerësimi të lëkur, njerëzit do të kalojnë siç kanë kaluar në euro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy