Këngëtarja e njohur Adele është parë në perëndim të Londrës për të qenë afër viktimave të zjarrit në kullën Grenfell.
29-vjeçarja u shfaq atje për të përqafuar cdo njeri që mundte si mbështetje për ngjarjen e rëndë e cila i kishte prekur ata dhe familjet e tyre.
Ajo ishte së bashku me bashkëshortin e saj dhe pothuajse askush nuk e vuri re, derisa fotografitë iu publikuan në rrjetin social, Twitter.
E veshur me një fustan të zi, të gjatë dhe të thjeshtë, Adele duket shumë e shqetësuar për këtë rast.
Deri tani janë konfirmuar të paktën 17 persona që kanë humbur jetën, ndërkohë që shumë të tjerë janë në gjendje të rëndë.



