
Juventus bën të pamundurën dhe shkon në cerekfinalen e Champions League. Zonja e vjetër theu mallkimin që e shoqëronte prej 35 vitesh duke mos fituar kundër skuadrave angleze në Angli. Në ndeshjen me Totenham, ishin londinezët që kaluan të parët në avantazh por në pjesën e dytë dy argjentinasit Higuain dhe Dybala i kthyen buzëqeshjen skuadrës italiane.



