Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në prangat e policisë kanë rënë D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T.
6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë.



