Dhunoi bashkëshorten, e përndoqi dhe i publikoi video në rrjetet sociale/ Në pranga 29-vjeçari

Dhunoi bashkëshorten, e përndoqi dhe i publikoi video në rrjetet sociale/ Në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dhunonte bashkëshorten, si dhe e kishte përndjekur këtë të fundit duke i shpërndarë video intime në rrjetet sociale. 

NJOFTIMI 

Fier/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, arrestohen në flagrancë, brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve. Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin. Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi ish-bashkëshorten, Policia vë në pranga 38-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij. Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy