Asim Vokshi zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Asim Vokshi zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Asim Vokshi është zgjedhur anëtari i ri Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendësuar Holta Zaçen.  

 

Në ambientet e Gjykatës së Lartë, u zhvillua Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të kësaj gjykate, ku pas procedurës së votimit rezultuan  Asim Vokshi me 6 vota, Naureda Llagami me 8 vota dhe Florian Ballhysa me 0 vota.

 

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet:

"Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese".

 

Vendimi për zgjedhjen e Vokshit i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.       

 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se 

 

Asim Vokshi është një magjistrat karriere që vjen nga radhët e Gjykatës së Tiranës. Tashmë ai do të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Tashmë 9 anëtarët do të zgjedhin drejtuesin e ri të GJK, dhe ky proces pritet të vijojë javën e ardhshme. Kjo është dita e fundit le të themi juridikisht e Holta Zaçajt në detyrë, por ajo do të jetë aty deri në mbërritjen e Asim Vokshit pas dekretimit nga Presidenti. Nga ana tjetër pritet që vet Gjykata e Lartë të futet në proces zgjedhjesh për zëvendësuesin e Asim Vokshin, pasi mbetet një vend vakant. 

Shumëkush mund të pyesë si është e mundur që Asim Vokshi me 6 vota është zgjedhur gjyqtar Kushtetues dhe jo Llagami që ka më shumë vota. Sipas ligjit nëse askush s’merr 3/5 e votave atëherë zgjidhet ai që KED ka renditur të parën. I pari me pikë ishte renditur Asim Vokshi”.                                                                                                                                  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy