Seanca e jashtëzakonshme në Parlament nisi me tension sot pasi maxhoranca refuzoi kërkesën e opozitës për debat lidhur me ndryshimet në qeveri. Pas dekretimit nga presidenti, ndryshimet e fundit në qeveri marrin sot miratimin e Parlamentit, por sipas kreut të PD-së, Sali Berisha, heqja e debatit mbi përbërjen e qeverisë është shkelje flagrante e rregullores. Berisha akuzoi Ramën se po u heq deputetëve të drejtën e fjalës për të mbuluar bashkëpunimin me Ahmetaj në afera korruptive.
Vendimi për të shkelur në mënyrë flagrantë rregullore, u garanton në nenin e saj 110 pika 4, garanton debatin për programin dhe përbërjen e këshillit të ministrave. Ky është një akt i pashembullt. Një e drejtë e çdo deputeti për debat në këtë Parlament. Është një vendim që merret në kuadrin e minimit të plotë e vendosur nga mazhoranca e drogës dhe e krimit. I them Edi Ramës se çdo xhaketë të veshësh dhe zhveshësh, asgjë nuk ta heq qyrkun dhe vjedhësit dhe ti kërkon t’u mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Sepse do u faktonin shqiptarëve se padrino e Ahmetajt e ka emrin tender begu Edi Rama.



