
Anton Bershimi, përfaqësues i organizatës “Dua te votoj 2025” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se sipas përllogaritjeve të bëra 300 mijë emigrantë në Europë do të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Bershimir ka një aktivizim të madh nga ana e PS-së e cila kontakton me emigrantë që janë përfshirë thellë në jetën civile të vendeve ku jetojnë, ose ata, familjet e të cilëve kanë influencë në Shqipëri.
Nuk i kam shifrat e sotme, por deri dje kemi 350 persona nga Franca. Në Francë shumë emigrantë janë ilegalë dhe informacioni nuk ka arritur deri aty ku këta persona që janë emigrantë të jashtëligjshëm janë të cilët kanë të drejt të votojnë nëse kanë një rezidencë.
Grupmosha më e interesuar janë 25-40 vjeç. Të rinjtë që janë 18-25 vjeç kanë një aktivizim jo aq sa e prisnim ne si organizatë.
Për Francën, optimizmi është i madh, mendoj të arrijmë në 25 mijë persona.
Përllogarisim 300 mijë persona të regjistruar. I bëj thirrje KQZ të jetë në lartësinë e duhur për të bërë aplikimin.
Do të kemi 300 mijë shqiptarë në Europë. Nuk kam shumë kontakte me SHBA-në dhe Kanadanë, dhe nuk mund ta them sa do vijnë megjithëse shifrat janë shumë optimiste.
Aktualisht është Greqia dhe Italia, Gjermania. Kur flas për Amerikën flas me idenë që është një shtet i largët dhe shumëkush e mendon se nuk kanë interes për Shqipërinë, por shifrat tregojnë që interesimi është i lartë.
Kemi sinjalet e para që secila anë politike mundohet të marrë pjesën e vet të tortës. Mesa kemi shkëmbyer me njëri-tjetrin ka një aktivizim më të fuqishëm nga ana e PS për të kontaktuar direkt me numra telefoni dhe telefonata emigrantë që ose janë përfshirë thellë në jetën civile në vendet ku jetojnë dhe njohin dhe shumë shqiptarë të tjerë, ose shqiptarë që kanë familjet e tyre me një farë influence në Shqipëri.



