Ushtria e Koresë së Jugut qëlloi të shtëna paralajmëruese në përgjigje të një kalimi të shkurtër të kufirit nga ushtarët e Koresë së Veriut.
Ngjarja, njoftoi Komanda e Shefave të Shtabit të Përbashkët në Seul, ndodhi të dielën rreth orës 12:30 me orën lokale, kur një grup ushtarësh të Koresë së Veriut “kaluan vijën e demarkacionit në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë”.

Ushtria e Koresë së Jugut dërgoi mesazhe dhe më pas qëlloi të shtëna paralajmëruese, duke nxitur ushtarët e Veriut “të ktheheshin në anën e tyre të kufirit”.
Më pas siç raportoi Yonhap, nuk u zbulua asnjë aktivitet i pazakontë.



