Eshte e vertete, e njoh Saimir Tahirin, por me ate nuk kam pasur asnje marredhenie fianciare dhe ato euro jane te miat. Nuk di si ta shpjegoj se si patentat e tij dhe te gruas se tij ndodhen ne makinen time, vetem mund te hipotizoj se i ka lene shoferi i Saimir Tahirit, qe eshte shok i imi dhe se ishte ne makinen time nje dite para se te arrestohesha". Kjo është deklarata, qe 25 vjecari biznesmen, Orest Sota nga Vlora, ka bere ne prokurorine e Elbasanit pas arrestimit nga policia. Sot Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg pa afat Orest Lefter Sota i cili nuk iu bind urdhrit të policisë te ndalonte, ndërsa në automjet iu gjetën 835 mijë euro (shuma e saktë është zbuluar sot pasi dje u raportua për 800 mijë euro) dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese e një të bashkëshortes së tij.



