Avokati Gylsen Zhllima thotë se reforma në drejtësi ka dëmtuar sistemin. Ai shprehet se kjo anomali është shkaktuar nga investimi i administratës amerikane në reformimin e sistemit.

Sistemi ynë u dëmtua shumë në 2016, jo për t’u pastruar, por për interesa të errëta. Reforma në drejtësi nuk mund të justifikohet me dosjet që kemi ne mbrapa. Qytetari që ka prekur dhe e prek sistemin është përballur me shtyrje dhe me vendimmarrje jo të ligjshme. Tani duhet të bëjmë një dallim mes fushës tonë si avokat dhe pushtetit legjislativ. Këtë anomali e ka sjellë administrata demokrate amerikane. Kemi parë që shumica e ambasadorëve amerikanë të ardhur në Shqipëri kanë pasur lidhje me familjen Soros. Vijnë në Shqipëri dhe bëjnë sikur janë diplomatë dhe pastaj kthehen sërish me OJF.

Zhllima tha se reforma dhe harta kanë disafishuar kohën e marrjes së drejtësisë.

Gjykata e Apelit administrativ ka ende dosje të 2016-s. Marrim rastin e Italisë. Shkuan të tentojnë të bëjnë reformë dhe të gjithë gjyqtarët u ngritën nga salla. Në 1976, Kushtetuta jonë thoshte që i vetmi pushtet ishte prokuroria. Pra, nuk të pëlqen vendimi i gjykatës, pezullohet. Atëherë ishte me një parti. Sot ky nen është integruar në sistemin e ri. Nuk mundet që këta që janë tallur me qytetarët shqiptarë të bëjnë këtë. Çfarë reforme tjetër do të bëjnë që të shkatërrojnë akoma më tej sistemin? Një person që më parë e mbaronte një proces gjyqësor për 6 muaj, tani e mbyll për tre vjet.

Ai shtoi se zgjidhje mbetet referendumi.

Do të ketë problematika. Por kush e krijoi këtë boshllëk. Kush është fajtori? Pushteti ekzekutiv, ligjvënësi shqiptar apo ambasada? Kjo organizatë, USAID, nuk ka nxjerrë rrugëzgjidhje. Janë bërë takime në hotele luksoze me ekspertë. Ata ekspertë, pse nuk e parashikuan këtë situatë? Pse ka vakanca dhe kush e mban përgjegjësinë? Jemi në një situatë shumë të keqe. Këtë duhet ta përmirësojmë duke pyetur qytetarët. Ne nuk na ka pyetur njeri me referendum.