
Arben Frroku do të vuajë burgimin e përjetshëm nëse vjen në Shqipëri. Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Frrokut për rigjykimin e çeshtjes. Në këtë mënyrë, Arben Frroku nuk do të ketë mundësi që të kalojë edhe një herë të gjitha hallkat e gjyqësorit shqiptar. Fillimisht, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013. Por ishte Apeli i së njëjtës gjykatë që vendosi burgim të përjetshëm për të, pak muaj pasi ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2015. Momentalisht, Frroku ndodhet në Holandë, ku është arrestuar dhe është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.



