Kiri: Komiteti i përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për emigrantët ka ndikuar pozitivisht në riatdhesimin e shqiptarëve

Kiri: Komiteti i përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për emigrantët ka ndikuar pozitivisht në riatdhesimin e shqiptarëve

Gazetari Martin Kiri tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se komiteti i krijuar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për ndalimin e emigrantëve ilegalë ka ndikuar pozitivisht, sidomos për riatdhesimin e shqiptarëve.

Më tej, Kiri tha se ky komitet ka pasur ndikim në refuktimin e uljes së numrit të shqiptarëve që futen në mënyrë ilegale, kryesisht përmes gomoneve në Britaninë e Madhe.

Ky Komitet ka ardhur si pasojë e një deklarate të përbashkët të Sunak dhe Ramës që kanë bërë në dhjetor të 2022 dhe që atëherë kanë nisur koordinimet për t’u munduar që të minimizojnë numrin e emigrantëve të paligjshëm që futen në Britani me gomone. Kjo ka dhënë ndikimin e vet në reduktimin e dukshëm të futjes së shqiptarëve në mënyrë ilegale  në Britaninë e Madhe por gjithashtu dhe për rikthimin e shqiptarëve që mund të jenë kapur në forma të ndryshme si p.sh. nëse kanë qenë azilkërkues, azili i tyre është refuzuar.

Duhet thënë që çdo rënie drastike siç komentohet nga Britania e të futurve përmes gomoneve, në këtë rast i shqiptarëve nuk është thjesht falë një bashkëpunimi të Shqipërisë me Britanë, por edhe për shkak të një sërë masash që Britania ka marrë për të ndaluar futjen e emigrantëve ilegalë përmes gomoneve. Ky bashkëpunim ka ndikuar pozitivisht sidomos për riatdhesimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy