PS rrëzon dekretin e presidentit për noterinë (VIDEO)

PS rrëzon dekretin e presidentit për noterinë (VIDEO)

PS do të rrëzojë dekretin e presidentit për noterinë. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Burime për Tema TV bëjnë të ditur se gjatë mbledhjes është vendosur edhe rishikimi i ligjit për kadastrën, i kthyer për shqyrtim nga Presidenti Meta.

Po kështu, gjatë mbledhjes, socialistët kanë vendosur të rrëzojnë amendamentet e LSI-së për buxhetin.

Muajin e kaluar, LSI propozoi që buxheti për arsimin të rritet në 5% të GDP.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për noterinë, specifikisht nenet 61, 65 dhe 76 të tij.

Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy