Balluku i përgjigjet akuzave të opozitës: Çmimi i energjisë, i pandryshuar nga 2014 (VIDEO)

Balluku i përgjigjet akuzave të opozitës: Çmimi i energjisë, i pandryshuar nga 2014 (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ëshë përgjigjur akuzave të vazhdueshme të opozitës  për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.

Gjatë konferencës së sotme Balluku është shprehur se akuzat e tyre janë totalisht të pabazuara pasi çmimi i energjisë për konsumatorët ka mbetur i pa ndryshuar që prej vitit 2014.

Sipas Ballukut krahasuar me 2013-ën, çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë ka pësuar rënie në 2014. Nga 13.5 lekë/kwh në 2013, në 2014 çmimi ka shkuar në 9.5 lekë/kwh dhe ka mbetur i pandryshuar deri në 2020-ën.

Do të dalesha tek çmimi i energjisë, dhe tek konsumi familjar pasi është edhe ai dhe më sensitivi.

Kemi dëgjuar të goditet çmimi , por për informacionin tuaj doja tju thoja se kemi një çmim të palëvizur nga 2014.

Këto janë fakte të pakontestueshme.

Nga 13.5 lekë/kwh në 2013, në 2014 çmimi ka shkuar në 9.5 lekë/kwh dhe ka mbetur i pandryshuar deri në 2020-ën. 

Për sa I përket investimve në rrjetin e shpërndarjes që kanë bërë të mundur uljen e humbjeve, energjinë pa ndërprerje, dhe për shkak të teknologjive të reja në rast avarish kemi mundësinë të ndërhyjmë më shpejt.

Këto investime shënohen me 370 milion dollar, 2300 gabina, 3550 km linja të tensionit të ulët, dhe 7 nënstacione të reja etj.

I gjithë ky ndryshim I ka shërbyer 1.4 milion banorëve, gjatë 2019-2020 kemi pasur 65 milion investimene rrjetin e shpërndarjes, dhe vlen të përmrndet ajo e Kombinatit.” Është shprehur Balluku.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy