Bushati: Rama do t’i shtrijë më shumë kthetrat mbi drejtësinë. Veliaj trajtim të favorizuar nga SPAK (VIDEO)

Bushati: Rama do t’i shtrijë më shumë kthetrat mbi drejtësinë. Veliaj trajtim të favorizuar nga SPAK (VIDEO)

Analisti Andi Bushati, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të prekë reformën në drejtësi të vitit 2016 për të avancuar me integrimin, e sheh si një fjalim jo konkret, pasi foli për një prekje për avancimin drejt Bashkimit Europian dhe nuk tha specifikisht se çfarë do preket dhe çfarë nuk ka funksionuar.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se nuk e shqetëson prekja e reformës në drejtësi, pasi sipas tij duhet përmbysur e tëra pasi ishte një reformë që ia fali drejtësinë Edi Ramës.

Kur Rama e thotë këtë do të thotë që ai do të shtrijë më shumë kthetrat mbi drejtësinë.

Nuk ngopen kurrë regjimet autoritare, as me kontrollin e mediave, as me persekutimin e opozitës dhe as nënshtrimin e drejtësisë.

Pavarësisht se Rama nuk qe preçiz se çfarë të do të bëjë, nuk më çudit që t’i shtrijë më tej kthetrat në drejtësi.

Për këtë mandat nuk do të ketë asnjë funksion komisioni antikorrupsion, pasi pak muaj ndajnë nga zgjedhjet.

Kjo mazhorancë nuk ka shumica të cilësuar që edhe nëse komisioni arrin me disa sugjerime, t’i në kthej në ligje në parlament.

Rreziku i këtij komisioni është që nëse nga zgjedhjet e 11 majit Rama del me shumicë shumë të fortë që mund të ndryshojë dhe ligjet me 2/3 dhe 3/5 atëherë komisioni mund të sjellë një paketë propozimesh që një Kuvend gjithnjë e më mavi, do t’i votonin sy mbyllur.

Ndërsa deklaratën e kryeparlamentares Elisa Spiropali e cila tha se në raport me drejtësinë, disa zyrtarë të lartë e politikanë kanë ende mburojë politike, Bushati shprehet se ajo përsërit atë që thotë kryeministri Rama.

Po ashtu ai thotë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, po trajtohet në mënyrë të favorizuar nga SPAK.

Ajo tha se ne njerëzit tanë ia dorëzojmë drejtësisë, ndërsa Meta dhe Rama partitë i kanë vënë në funksion të mbrojtjes së tyre. Është qesharake!

Është e vërtetë që Berisha dhe Meta janë mbrojtur nga partitë e tyre që e kanë quajtur padrejtësi atë që iu është bërë liderëve të opozitës.

Kemi një shumicë në pushtet që tjetër gjë thotë me gojë dhe tjetër gjë bën nën rrogoz. Nuk mund të themi që Rama nuk i ka mbrojtur njerëzit e tij.

Sot Rama është kryeministri me më shumë skandale në Europë, i cili qoftë për procedurë nuk është marrë asnjëherë në pyetje.

Hetohen inceneratorët, prokurimet etj. Thjesht që të sqarohet si janë marrë këto vendime, Rama duhet të merrej në pyetje për procedurë.

Të bësh teatër që mburojë politike ka Berisha që mbeti një vit i izoluar, Meta që përfundoi në burg dhe Beleri që bëri burg, se kush e ka mburojën politike, kjo kuptohet.

Zoti Veliaj padyshim që ka mburojë politike. Duke e krahasuar SPAK me veten, a është sjellë me Veliajn njësoj si me të tjerët?

Kur ju bë kontroll shtëpie Ahmetajt, për 24 orë dolën në pazar dhe gjërat e tij më intime. Asgjë nuk ka dalë nga gjërat që iu gjetën Veliajt.

Veliaj që aktualisht është në detyrë, jo të futet në zyrë, por minimalisht duhet të pezullohet nga detyra, pasi mund të prishë provat.

Deri në pikën ku jemi, Erion Veliaj ka një trajtim të favorizuar nga SPAK.

Nuk ka nevojë për komente të shumta, vetëm kur në çdo tavolinë politikanësh njerëz të Partisë Socialiste askush nuk pyet çdo bëj SPAK me Veliaj, por a do e lëshojë Edi Rama.

Gjithçka varet jo nga vjedhjet që ka bërë apo jo, por nga mënyra si do e trajtojë Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy