Aktivistë e qytetarë kundër Aeroportit të Vlorës: Tjetërsohet zona e mbrojtur, ndikimet do jenë të pakthyeshme!

Aktivistë e qytetarë kundër Aeroportit të Vlorës: Tjetërsohet zona e mbrojtur, ndikimet do jenë të pakthyeshme!

Aktivistë dhe qytetarë të cilët janë kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në zonën e përcaktuar, depozituan sot 140 kopje të Konventës së Bernës të Kuvendi i Shqipërisë. Ata pretendojnë se ndërtimi i aeroportit në një zonë të mbrojtur, do ta tjetërsojë atë, duke sjellë dëme të pakthyeshme, jo vetëm për diversitetin, por edhe sociale.

Njëri prej aktivistëve tha:

"Do depozitojmë 140 kopje të kërkesës së Konventës së Bernës, me dyshimin e fortë që deputetët e Parlamentit s’e kanë lexuar këtë konventë. Kërkesa që prej 5 shtatorit 2023 kërkon qartësisht pezullimin e punimeve, fillimin e studimeve shumëplanëse, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për ndikimet e tjera sociale. Ndikimet do jenë të pakthyeshme, jo vetëm do ndikojë në specie, në cilësinë e ujit, ajrit, prodhimeve të vendit, por do ta tjetërsojë tërësisht zonën. Do transformohen këto zona natyrore në qytete të reja. Presim një zgjatim të qytetit të Vlorës dhe s’do ketë më zonë të mbrojtur aty”.

"Nuk është sjellje europiane, të mos përfshish në debat publikun dhe ekspertët, dhe të bësh procese jo transparente në favor të oligarkëve", tha aktivisti Andi Tepelena. 

Ndërsa aktivisti Lavdosh Ferruni tha që "ka shumë të ngjarë që pavarësisht nga proceset gjyqësore në zhvillim, që zvarriten derisa veprat të përfundojnë derisa të ndodhemi para faktit të kryer. Kjo po ndodh edhe me Aeroportin e Vlorës. Konventa e Bernës është ligj superior".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy