Ndryshime në Kodin Penal/ Zhabina: Disa propozime janë hedhur për të mbuluar të tjerat. Një nga nenet, kushtëzues për punën e gazetarit (VIDEO)

Ndryshime në Kodin Penal/ Zhabina: Disa propozime janë hedhur për të mbuluar të tjerat. Një nga nenet, kushtëzues për punën e gazetarit (VIDEO)

Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e plotë të Kodit të Ri Penal, i cili ka parashikuar ndryshime të shumta ligjore që synojnë të zëvendësojnë Kodin aktual të vitit 1995, i cili ka pësuar ndryshime të shpeshta gjatë viteve.

 Ky draft ka nxitur reagime të ndryshme, duke përfshirë edhe gazetarin Xhevahir Zhabina, i cili ka shprehur dyshimet dhe hezitim në lidhje me disa prej propozimeve të këtij Kodi të Ri.

Në një intervistë për "MCN live", Zhabina veçoi disa nga ndryshimet më të diskutueshme, duke përfshirë tre çështje kyçe që për të janë të rëndësishme.

Një nga propozimet më të diskutueshme është mundësia e lirimit para kohe për ata që janë dënuar me burgim të përjetshëm. 

Megjithëse çdo individ ka të drejtën për të kërkuar lirimin nëse rehabilitohet, realiteti i sistemit të burgjeve shqiptare nuk ofron garantinë e rehabilitimit të suksesshëm për të gjithë ata që vuajnë dënimet më të rënda.

 Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm duhet të jetë një vendim shumë i matur, dhe vetëm disa prej tyre mund të jenë të gatshëm të përballojnë procese të tilla kaq të gjata.

Një tjetër ndryshim që ka ngjallur diskutime është ulja e dënimit për shpërdorimin e detyrës nga një dënim që varion nga 2 deri në 7 vite, në vetëm 4 vite. Ky ndryshim ka shkaktuar shqetësim për ndikimin që mund të ketë në zbatimin e drejtësisë në rastet e korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin.

Pjesa tjetër, sipas Zhabinës, lidhet me nene të Kodit të Ri Penal që mund të dëmtojnë punën e gazetarëve. 

 Një tjetër gjë që më kë bërë përshtypje dhe e shoh ne kuadrin e gazetarit është neni 536 dhe neni 516 psh, thuhet se ‘zbulimi i bashkëpunëtorit te drejtësisë’ për ne qe jemi gazetar, do ishte lajm i rëndësishëm nëse do zbulonin se kush është bashkëpunëtor drejtësie, p.sh. ne çështjen Veliaj, por nëse kjo kriminalizohet, kjo ha diskutim edhe për punën e gazetarit. 

Sipas tij, disa nga ndryshimet janë të nxituara dhe mund të jenë hedhur për të mbuluar gjërat që janë më të rëndësishme dhe që kërkojnë më shumë transparencë.

Ky Kod i Ri Penal është ende në fazë diskutimi dhe ka shumë aspekte që kërkojnë më shumë debat dhe analizë përpara se të arrijë një version përfundimtar.

Ndryshimet në Kodin Penal vijnë në një kohë kur po zhvillohen edhe diskutimet për komisionin Xhafaj, një proces që mund të sjellë propozime të tjera për ndryshime ligjore. 

Ndoshta disa nga ndryshimet e propozuara janë bërë për të hedhur një dritë më të butë mbi çështje që janë ende në hije dhe nuk kanë marrë vëmendjen e duhur.

Shumë aspekte të rëndësishme të drejtësisë dhe transparencës janë ende të paqartë dhe kërkojnë më shumë diskutim për të arritur një version që vërtet do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit ligjor në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy