Dy të vdekur nga përmbytjet, Pacolli kërkon të ndihmohet financiarisht familja e të ndjerëve

Dy të vdekur nga përmbytjet, Pacolli kërkon të ndihmohet financiarisht familja e të ndjerëve

Deputeti Behgjet Pacolli, bëri me dije se ka nisur një nismë për të ndihmuar financiarisht familjen Ademaj nga Peja, që i humbi dy familjarët pas përmbytjeve të ditës së djeshme. Në një shënim në rrjetet sociale Pacolli u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve “dhe të gjithëve me zemer dhe mundësi për të kontribuar”. “Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë”, shkroi deputeti opozitar. Nëna dhe fëmija i saj humbën jetën pas përmbytjeve të së shtunës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy