Rama: Vaksinimi fillon në orën 15:00, unë i pari që do ta bëj

Rama: Vaksinimi fillon në orën 15:00, unë i pari që do ta bëj

Kryeministri Rama ka deklaruar se vaksinimi do të fillojë sot në orën 15:00 dhe se ai do të jetë i pari që do ta bëjë vaksinën.

Kjo sipas tij vetëm për ti treguar shqiptarëve se vaksina është e sigurt dhe se nuk ekziston asnjë cip për të cilin përflitet.

“Vaksinimin do ta bëjnë ata që janë në vijën e parë. Unë do ta bëjë për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina është e sigurt dhe arma asgjesuese e këtij armiku, dhe për ti thënë të gjithëve që dokrrat me cipa, me transformim të gjeneve janë qesharake. Sic e kanë bërë kolegët e mi do ta bëjë edhe unë, ndërsa ministrat nuk kanë pse dalin para në radhë se atyre që u takon. As për mua nuk do të duhej, por meqë kemi një grup konspiracioni dhe një grup të afektuar nga llumi i grupëve sociale, do ta bëj sic e kanë bërë kolegët e mi. Nuk do të dëshiroja ti zija radhën askujt , por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Vakina nuk është e detyrueshme, secili e zgjedh vet, por eshtë shumë e këshillueshme, pasi është arma që mbron nga armiku i padukshëm. Vaksinimi do të nisë në orën 15:00 dhe do të jemi të gjithë këtu.” Ka deklaruar kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy