Covid 19, MSH: Një humbje jete dhe 1480 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Covid 19, MSH: Një humbje jete dhe 1480 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

1480 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit.

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit një qytetare nga Tirana 74 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1480 qytetarë, në këto bashki:
603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik.
Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 74 vjeçe.
Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy