Nënkryetari PE-së: S’mund të jap datë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Nënkryetari PE-së: S’mund të jap datë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka thënë se nuk mund të japë asnjë datë konkrete, apo të tregojë se a do të bëhet shpejtë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, ai shtoi se kosovarët nuk duhet drejtuar gishtin kah asnjë shtet anëtar i BE-së duke ua hedhur fajin, sepse në ndonjë rrethanë të caktuar, lypen votat edhe të këtyre shteteve.

Andaj, sipas tij, nuk është mirë që të flitet kundër asnjë shteti të Bashkimit Evropian.

Wieland këto komente i dha sot në Drenas ku edhe u shpall qytetar nderi i kësaj komune.

Kryeministri Ramush Haradinaj, që ishte i pranishëm në këtë ngjarje, tha se ndarja e këtij çmimi për Wieland është nder për popullin e Kosovës.

Ai ka falënderuar Wieland që ka ndarë kohën që të vizitojë Kosovën duke siguruar mbështetje për rrugën evropiane për shtetin më të ri në Evropë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy