Një zjarr me përmasa të mëdha u shënua në fshatin Lezhan të Selenicës, duke djegur një shtëpi dhe rreth 25 hektarë shkurre dhe pemë.
Banesa e Laver Aliajt u përfshi nga flakët, ndërkohë që u shkrumbuan edhe 300 rrënjë ullinj.
Pas një beteje me flakët në mëngjes u bë shuarja e flakëve, pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës së Selenicës dhe i Vlorës.



